Astrit Veliaj: Vota pro reformës në drejtësi, nuk është votë pro Edi Ramës

Deputeti i PD-së, Astrit Veliaj shprehet se është e rëndësishme që të gjendet një kompromis mes mazhorancës dhe opozitës për reformën në drejtësi, ndërsa thotë se mbetet i hapur për çdo takim me ambasadorin amerikan Donald Lu.

“Jam i hapur për të diskutuar për çdo problematikë. Nëse do të më ftojë natyrisht që do i përgigjem pozitivisht ftesës së ambasadorit. Dua të jemi i qartë. PD-ja përfaqëson qytetarë dhe kategori interesash, të cilat nuk bien dakord me politikat e qeverisë. Nga kontaktet që ne kemi është krijuar përshtypja se vota pro Reformës është një votë pro Ramës. Nuk jam i prirur që ta identifikoj në këtë mënyrë. Por natyrisht këmbëngul që të gjendet një kompromis dhe mazhoranca të pranojë konsensusin për nenin 88, ashtu siç ka rekomanduar Komisioni i Venecias. Edhe unë si deputet jam në një linjë me qëndrimin e PD-së. Këto këndvështrime do tja shpreh edhe ambasadorit Lu, nëse ai do të kërkojë të takohet me mua si deputet”, u shpreh Veliaj për Javanews.

Kryediplomati amerikan ka patur një takim së fundi me deputetin tjetër të PD-së, Astrit Patozi, për të diskutuar për reformën në drejtësi dhe angazhimin ndërkombëtar për miratimin e saj më 21 korrik.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?