Atentat mafioz në Milot, një i vrarë dhe një i plagosur

Një tjetër atentat është regjistruar në vend, ku lufta mes bandave nuk ka fund. Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Milot, ku dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë. Ata janë Ylli Brahimi si dhe 28-vjeçari Klisman Preçi. Por mësohet se ky i fundit ka ndërruar jetë në spital.

Ngjarja

Klisman Preçi dhe Ylli Brahimi u qëlluan me armë zjarri në qendër të Milotit, sapo zbritën nga një makinë e blinduar “Land Rover”. Nga atentati mbeti i vdekur Klisman Preçi, ndërsa është plagosur rëndë Ylli Brahimi. Pas atentatit një makinë e djegur u gjet në Gramëz të Krujës, brenda secilës ishin edhe dy kallashnikovë. Ylli Brahimi 46-vjeç është nën kujdesin e mjekëve, ka marrë dëmtime në brinjë dhe në këmbë.

Atentat një vit më parë

Ylli Brahimi, 46-vjeç i kishte shpëtuar një atentati një vit më parë në Milot, teksa u qëllua nga dy persona. Ai u qëllua me breshëri plumbash sapo doli nga një lokal. Asokohe dyshohet se Brahimi kishte konflikt me autorët ndërsa hetimet vijojnë.

Krimi i sotëm vjen pak ditë nga masakra mafioze me tre viktima që ndodhi në mbikalimin e Fushë-Krujës, ndërsa nuk dihet nëse atentati i mbremjes së sotme ka lidhje me ngjarjen.

SHKARKO APP