Atentat me silenciator në qendër të Tiranës. I plagosuri ndërron jetë në spital

Një atentat me armë është shënuar mëngjesin e sotëm në qendër të Tiranës, pranë Piramidës, te Rruga e Elbasanit.

Sipas burimeve mësohet se në afërsi të Piramidës është konstatuar i shtrirë në trotuar një shtetas, i identifikuar si Behar Sofia, 66 vjeç, biznesmen me origjinë nga Lapardhaja Beratit banues në “Rrugën e Qelqit” Kombinat. Ai u u qëllua mëngjesin e sotëm me armë me silenciator dhe mori dy plumba. Megjithëse u transportua në spital, nuk ka mundur të mbijetojë.

Mësohet se i personi që ka qenë shënjestër e atentatit po lëvizte më këmbë, ndërsa autorët dyshohet se lëviznin me makinë.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen që tronditi kryeqytetin mëngjesin e sotëm teksa në vend ka shkuar dhe kreu i Policisë së Tiranës Rebani Jaupi. Në Tiranë janë ngritur disa postblloqe në pikat hyrëse dhe dalëse për kapjen e autorëve.

Informacioni paraprak nga policia

Me datë 25.02.2021, rreth orës 09:00, në trotuar në afërsi të Piramadës është konstatuar nga sherbimet e Policisë shtetasi B. S., 66 vjeç, i shtrirë në tokë, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore ku dhe ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën, me qëllim kapjen e autorit.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore dhe vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

SHKARKO APP