Atentati ndaj Trump, kryeparlamentarja Nikolla: Dhuna dhe demokracia janë të papajtueshme

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla reagoi sot atentatin ndaj ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Nikolla u shpreh se, dhuna dhe demokracia janë të papajtueshme.

“Tentativa për vrasjen e ish Presidentit dhe kandidatit Donald Trump, e papranueshme! Dhuna dhe demokracia janë të papajtueshme në shoqëritë tona, në qytetërimin e sotëm”, u shpreh kryeparlamentarja Nikolla në reagim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të shtëna me armë kanë ndodhur në një tubim elektoral të Donald Trump dje në Pensilvani – duke bërë që ish-presidenti të nxirrej i përgjakur nga skena ku po mbante fjalim, sipas “The Guardian”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?