Atentati, Vasili: Rama e mbajti fjalën, prokurori Arjan Ndoj u ndëshkua me plumb!

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar ashpër ndaj atentatit të pak minutave më parë ndasj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoj.

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili deklaron përmes një reagimi në rrjetet sociale se Edi Rama e mabjti fjalën duke e ndëshkuar me plumb prokurorin Ndoj.

“Edi Rama e mbajti fjalën, prokurori Arjan Ndoj u ndëshkua me plumb!

Edi Rama 3 javë më parë deklaroi dhe kërcënoi publikisht prokurorin Arjan Ndoj se nuk do t’i shpëtonte ndëshkimit.

Ja se çfarë tha Edi Rama në 7 tetor 2019:

“Javën e kaluara një rast flagrant i shkeljes së ligji, por jo vetëm i shkeljes së ligjit por të transformimit të një figure të sistemit të drejtësisë në përfaqësues të interesave të krimit, që sigurisht nuk do t’i shpëtojë ndëshkimit”, deklaroi Rama

Sot Arjan Ndoj u qëllua me plumb.

Edi Rama foli, fala u mbajt, ndëshkimi u krye… me plumb bile”, shprehet nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

SHKARKO APP