Atent@ti në ”Don Bosko”, drejtori Vocaj: Makina e djegur është me @rmë brenda, tre autorët qëlluan në lëvizje

Dy persona mbetën të plagosur në një atentat me armë zjarri në zonën e ”Don Boskos” në Tiranë.  Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj për mediat tha se në territorin e komisariatit Nr.5 është gjetur e djegur një makinë që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes.

”Jemi duke kontrolluar në të gjithë zonën për kamerat e sigurisë në biznese dhe ato publike. Në territorin e Komisariatit Nr. 5 është gjetur një automjet i djegur, që ka përputhshmëri me atë të përdorur nga autorët, janë identifikuar targat që nuk janë të vjedhura, por numri i shasisë nuk përputhet me automjetin origjinal. Vazhdojnë hetimet, janë sekuestruar 7 gëzhoja të qitura nga një armë zjarri e tipit të papërcaktuar ende. Në automjet është gjetur edhe një armë zjarri që po ekzaminohet nga grupi hetimor”, deklaroi Vocaj.

I pyetur se cila është lidhja midis Kastriot Elezit (45 vjeç) dhe Ronaldo Metushit (22 vjeç), kreu i policisë së kryeqytetit tha se ka një lidhje shoqërore midis dy të plagosurve. Sa i përket autorëve, Vocaj tha se ka qenë tre persona dhe në drejtim të Elezit dhe Metushit është qëlluar nga një makinë në lëvizje.

”Ishin në të njëjtën tavolinë. Kemi evidentuar që kanë vetëm lidhje shoqërore. I riu nuk është kamerier, kanë qenë duke pirë kafe në verandën e këtij lokali. Për objektivin do të përcaktohet nga hetimi. Të paktën njëri prej tyre ka precedentë kriminalë, por ne jemi duke hetuar për background-in që të plagosurit kanë dhe konfliktet e mundshme që mund të kenë”.

SHKARKO APP