Athina i përgjigjet Ramës: Rruga e Shqipërisë drejt BE-së kalon nga Greqia!
Athina zyrtare nuk e ka lënë pa komentuar qëndrimin që mbajti kryeministri Edi Rama gjatë takimit me shqiptarët në Selanik të dielën e 3 nëntorit.
I pyetur nga gazetarët grekë në konferencën për mediat që zhvillohet dy herë në javë se cila është përgjigja e Athinës ndaj deklaratës së kryeministrit shqiptar Edi Rama se Vorio Epiri është një term që ka vdekur, zëdhënësi i qeverisë, Pavlos Marinakis ka deklaruar:
”Epiri i Veriut mund të mos ekzistojë për zotin Rama, por besoj se është e vetëkuptueshme që në Shqipëri jeton minoriteti etnik grek me të drejtat e tij. Respekti ndaj tyre dhe në përgjithësi respekti për minoritetin etnik grek në Shqipëri është një kusht i qartë për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë, sipas qëndrimit unanim të 27 vendeve anëtare, siç theksoi me të drejtë Ministria e Jashtme. Rruga e Shqipërisë drejt Evropës kalon nga Athina, kalon nga Greqia dhe ka një kusht që askush nuk mund ta anashkalojë, i cili është respekti i minoritetit etnik grek në Shqipëri”.- citon pala greke.
Prapë grekët endërrojnë se Vorio Epiri është gjallë! Ai ka vdekur njëherë e mirë, siç e tha mjaft mirë kryeministri Rama mu në mes të Selanikut.
Problemi mbetet Çameria, e cila duhet të mos harrohet. Ajo është tokë shqiptare brez pas brezi.