Athinë, “Puno dhe jeto aty ku ke zemrën”, mundësi për shqiptarët që dëshirojnë të investojnë në atdhe
Sot, në Athinë, hap dyert Panairi i Punës, i cili mbledh shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Greqi, me qëllimin për t’i lidhur ata me mundësi punësimi dhe investimi në Shqipëri. Ky është panairi i parë i këtij lloji, i organizuar me moton “Puno dhe jeto aty ku ke zemrën,” dhe synon të ofrojë mundësi konkrete për shqiptarët që dëshirojnë të investojnë apo rikthehen në atdhe.
I pranishëm në ceremoninë e çeljes së panairit do të jetë edhe Kryeministri Edi Rama. Në një mesazh rrugës për në Athinë, kreu i qeverisë i bëri thirrje diasporës shqiptare në Athinë që të marrin pjesë në këtë Panair dhe të njihen me ofertat e punës nga kompani shqiptare.

Në këtë ngjarje, do të marrin pjesë kompani shqiptare nga sektori i turizmit, ndërtimit dhe teknologjisë, të cilat ofrojnë mundësi punësimi, duke përfshirë kontrata sezonale në turizëm, apo dhe mundësi gjithëvjetore në fusha të tjera të zhvillimit.
Të gjitha mundësitë e punës dhe materialet informuese do të jenë të aksesueshme edhe online, gjatë Panairit të Punës, për t’i mundësuar çdo personi të interesuar të marrë pjesë në këtë mundësi.
Të pranishëm në Panairi pritet të jenë dhe zv/Kryeministrja Belinda Balluku, ministrat, Arbjan Mazniku, Blendi Gonxhja, Mirela Kumbaro dhe Anila Denaj, që do të kenë dhe panele diskutimi të veçanta.
Panairi organizohet në Technopolis, Pire, Athinë (Gazi), prej orës 09:00 të mëngjesit deri në 19:00. ATSH
KOHA JONË SONDAZH

