Atletët e ”Ultramaratona 1” mbërrijnë në Dibër, Presidenti Meta: Përcollën mesazhin e krenarisë

Dy ditë pas nisjes atletët e ”Ultramaratona 1” kanë mbërritur në destinacionin final që është në Dibër të Madhe, pasi kaluan përmes Rrugës së Arbitrit, maleve të Dibrës dhe grykës së Radikës. Lajmin e bukur e ka dhënë Presidenti Ilir Meta, që ashtu si në nisje e vlerësoi këtë maratonë si simbolin e qendrës e mbijetesës së shpirtit arbëror në mbrojtje të identitetit kombëtar. Përmes një postimi në facebook, kreu i shetit i vlerëson ata për këtë nismë dhe në fund bën një përshëndetje nëpërmjet rapsodistit dibran Qerim Sula.

Postimi i plotë i Presidentit Meta

”Atletët e ‘Ultramaratona1”, pasi kanë kaluar përmes bukurive përrallore të Rrugës së Arbrit, maleve fisnike të Dibrës dhe grykës mbresëlënëse të Radikës, kanë mbërritur sot në Dibër të Madhe e janë përulur me respekt para përmendores së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, duke përcjellë në të dy anët e kufirit mesazhin e krenarisë, qëndresës e mbijetesës së shpirtit arbëror në mbrojtje të identitetit kombëtar.

Duke i falenderuar për fotot që sapo më dërguan u përcjell urimet e mia më të ngrohta e vëllazërore atletëve dhe në veçanti komunitetit të dashur të Dibrës së Madhe që i ka mikpritur sipas traditave të kombit tonë.

I përshëndes të gjithë me një prej hymneve të krenarisë kombëtare “Retë e Zeza”, të intepretuar mjeshtërisht nga rapsodi i shquar dibran dhe një prej zërave më të jashtëzakonshëm të muzikës popullore shqiptare, Qerim Sula.

RETË E ZEZA

O i bjen era mor o retë e zeza
Vijn o prej malit mor o breza breza
Na ka shkel o hasmi o te dera

Dridhen malet, jo nuk tunden kullat
N’log t’burrnis o mor po maten burrat
Se lshojm pllamën o pa i ndrue kesulat

Çoi Korabi o gur e shkrepa
Po i knon Drini o këngt e veta
Dalin shqipet o nëpër kreshta
Kadal hasem se këtu ka burra

Na knojn pushkët o nëpër kulla
Ta shtrojm vendin o pllam me plumba o pllam me plumba

Miku i shpis o more la konakun
Dhandri i ri o po kapi bajrakun
Nusja e re o po hoqi duvakun

Plaka n’voter o po e thej furkën
Fëmija e djepit o more kërkon pushkën
Gratë o n’llogore o more pjekin bukën

Bini trimat o e mejdanit
Hiqni sumllat e xhamadanit
Me mbush hutën e dibranit o të dibranit

Me gjoks flakën t’ja shuajmë topit
JEMI GJAKU I KASTRIOTIT
Le e rrit o në kullë o të barotit o në kullë t’barotit.

SHKARKO APP