Audio e publikuar nga PD për koronavirusin/ Rama: Po luhet me psikologjinë e njerëzve
Kryeministri Edi Rama, i ndodhur në Shijak në kuadër të planit të Rindërtimit, ka folur për herë të parë në lidhje me audio regjistrimin e shpërndarë nga Partia Demokratike, ku drejtoresha e Qendrës Shëndetësore numër 8 në Tiranë ngre mungesën e dorezave mbrojtëse dhe të dezinfektantëve në qendrën shëndetësore. Në fjalën e tij, Rama tha se kjo nuk ka lidhje me realitetin dhe e quajtur atë të papërgjegjshme që luan me psikologjinë e njerëzve. ”Koronavirusi është një situatë serioze,por fatmirësisht ne nuk kemi ende asnjë rast. Një e papërgjegjshme foli dje jo ka alkool, jo nuk ka alkool. Sigurisht që probleme ka, por kjo nuk është pjesë e realitetit. Kjo është të luash me psikologjinë e njerëzve”.