Audio-përgjimi i FSHF-së për Veliajn, Rama: As s’kam ndërmend ta dëgjoj. I neveris përgjimet

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për sa i përket përgjimit të publikuar nga FSHF-ja për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Kreu i qeverisë thotë se i neverit përgjimet e bisedave mes njerëzve që flasin në një mjedis jopublik dhe që s’ka ndërmend ta dëgjojë.

Në një postim të kryeministrit Edi Rama në facebook, një qytetar e pyet për përgjimin ndërsa Rama i përgjigjet.

Qytetari e pyet: Përshëndetje zoti Kryeministër audio përgjimi i Erion Veliajt dhe gjuha e kimunikimit që përdor ai a janë të pranueshme për Kryetarin më të madh të Bashkive të vendit?! Do ketë masë disiplinore për zotërin?! Pasi ai ka 1 miljon banorë që i paguajnë taksat dhe presin shërbim nga ai!!

Kryeministri Rama: Unë i neveris përgjimet e bisedave mes njerëzve që flasin në një mjedis jopublik, të cilat sipas meje nuk mund të merren për bazë asnjëherë askund, as si prova fajësie as si prova vërtetësie, sepse tjetër konteksti i një komunikimi informal pa dorashka, tjetër konteksti i shfaqjes publike se një përgjimi, prandaj edhe as nuk e kam dëgjuar fare dhe as kam ndërmend ta dëgjoj.

SHKARKO APP