Aurel Bylykbashi, mesazh Taulant Ballës: Kujdes, po fut Elbasanin në hasmëri!

Kreu i PD-së, Aurel Bylykbashi ka reaguar ndaj akuzave të Sekretarit të PS-së, Taulant Balla, i cili tha se incidentet në këtë qytet Ditën e Verës janë nxitur nga Bylykbashi.

Në një postim në Facebook, Bylykbashi shprehet se sjellja e Ballës në Elbasan po nxit konflikte dhe hasmëri.

Postimi i plotë i Bylykbashit në Facebook:

Swiss Digital Desktop Reklama

Taulant!

Swiss Digital Mobile Reklama

Prapë me mua ti??

Unë nuk jam as kandidat për deputet, as kryetar partie. Mua me kanë vënë koordinator në lagjen rrotull shtëpisë sime, që do ta kryej me korrektesi. Kështu që nuk kam pse bëj protagonistin, aq më tepër kur nuk ta kërkojnë.

Atë ditë kam ardhur me vonesë në shesh, kamerat aty janë, shikojini! E vetmja gjë që kam bërë është të pengoja me trup përplasjen, sepse ju Taulant hytë brenda gardhit tonë! Thirrjet, sharjet, nga të dy anët, ju mbeten ju organizatorëve!! Ti kishit kordinuar lëvizjet që të mos përplaseshim.

Ku e ke hallin??

Apo ju mbeti ngjarja në derë dhe doni alibi jashtë jush?!

Treguat me zë dhe figurë, se si doni ti fitoni zgjedhjet në Elbasan, me dhunë!

Por ti nuk ke as talentin e ish kryebashkiakut Sejdini, atij nuk i kuptohej lëvizja e radhes dhe nuk i ballafaqonte njerëzit e tij me opinionin publik!! Se kështu merr dhe njerëzit në qafë!

Apo doni të më frikesoni mua?!

Mua mund të më rrahesh, nuk lëviz me badigard, mua edhe mund të më vrasësh, nuk mbaj armë me vete, por mua nuk më bën dot presion dhe nuk më frikëson dot njeri!

Sepse kam ca parime të karakterit që më mbajnë në ekuiliber, nuk i bëj keq njeriu dhe nuk i hyj në hak askujt, gjithë jetën time jam përpjekur të bëjë mirë, nuk jam peng i askujt dhe mbaj fjalen e dhënë dhe e fundit, e drejta mua me bën trim Taulant!

Kur kam të drejten me vete, nuk ka gjë që më del përpara!

Por po vazhdove të më ngacmosh, sinqerisht nuk dua të bëj protagonistin, atëhere do të zbres në fushë. Siç di unë! Dhe do të kem punë vetëm me ty! Me askënd tjetë.

Mos kujto se i kam harruar ditet e burgut, që i bëra nga ty dhe vetëm nga ty!

Si demokrat i thjeshtë, politikisht po të them.

Po inspiron dhunë në qytet. Ti do ikësh, por do lëni mbrapa hasmeri.

Dhe mos na kujto kaq budallenj ne elbasanasve. Që, për ju të Tiranës, të vritemi me njeri tjetrin. Ky qytet ka disa kode bashkëjetese, që ti po i shkel.

Se që ta dish, edhe në ditët e marrëdhenieve me të keqija me Qazim Sejdinin, kodet e qytetit i ruajtëm, nuk e çuam luften politike tek pragu i shtëpisë së ndonjerit.

Dhe gjithë këtë po e bën për mandatin tënd, por ju 8 nuk i merrni dot sikur qielli me token të bashkohet! Edhe 7 shikojeni me dylbi!

Por ti mund të bëhesh deputet përsëri, por titulli, deputet i Elbasanit nuk është thjesht një mandat. Eshtë mënyrë sjelljeje.

Kaq kisha për sot!!

Dhentë zoti e takohemi në zgjedhjet lokale që nuk janë larg.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?