Autobusa drejt Greqisë? Braçe-opozitës: Po për dokumentat dhe pensionet e shqiptarëve pse nuk flisni?

Ish-zv/kryeministri dhe deputeti i PS-së, Erion Braçe nga foltorja e Kuvendit në seancën plenare këtë të enjte, shprehu irritimin për deputetët e opozitës në lidhje me pretendimet e tyre që autobusa me qytetarë nga Shqipëria u nisën drejt Athinës për takimin e Ramës.

Braçe tha se opozita nuk ngriti asnjëherë çështjen e pensioneve të shqiptarëve që punojnë prej 30 e ca vitesh në Greqi apo për dokumentat e tyre në shtetin grek të cilat nuk iu jepen.

”Pse çështjen e pensioneve e keni të vështirë ta përmendni. Pse çështjen e dokumentave të shqiptarëve atje e keni të vështirë ta përmendni. Po si ka mundësi që ministri i Ekonomisë atje në parlamentin e Greqisë çohet dhe i trajton shqiptarët, punëtorët shqiptarë thjesht e vetëm si bujkrobër që duhet t’iu jepen letra pune, jo letra qëndrimi.

Dhe nuk reagon kush nga ju. Ça halli është? Po si e pranoni që ca njerëz, shtetas shqiptarë këtu brenda territorit, ju paguhen pensione për andej, po që s’janë pensione kontribute përmes sigurimesh shoqërore. Po janë pensione homogjenësh. Kurse për çështjen e punëtorëve shqiptarë atje nuk thoni asnjë gjë”, tha Braçe.

SHKARKO APP