Autobusë nga Shqipëria në Greqi? Rama: Lëndohet dinjiteti i emigrantëve. Kishte dhe njerëz që nuk na kanë votuar kurrë

Kryeministri Edi Rama nga Mali i Zi me gazetarët komentoi takimin me shqiptarët në Athinë, duke treguar të vetmen gjë për të cilën i vjen keq nga e gjithë ajo ”valle kuq e zi në zemër të Athinës”.

”E vetmja gjë që më vjen keq, është gjithë përpjekja absurde për ta projektuar në sytë e atyre që duan të besojnë çdo lloj marrëzie, por jo të vërtetën atë valle kuq e zi në zemër të Athinës, si një takim të bërë me autobusë të administratës.

Fyen, lëndohet dinjiteti, lëndohet sedra dhe zemra e të gjithë atyre që kishim ardhur atje, ishin jo vetëm njerëz shqiptarë që mund të kishin një lidhje simpatie me forcën që qeverisë, por edhe njerëz që nuk na kanë votuar ndonjëherë.

Erdhën si shqiptarë si krejt e natyrshme për historinë e shqiptarëve të Greqisë. Është e vetmja gjë për të cilën më vjen keq do mbetet në kujtesë time si një moment i jashtëzakonshëm shqiptar por edhe moment psikologjik kthese jo vetëm në raport të shqiptarëve me Greqinë por edhe me BE-në”,-tha Rama.

SHKARKO APP