Autobusi përfundon në Lanë, Veliaj: Zoti na ndihmoi të mos kishim një tragjedi në Tiranë

Kryetari i Bashkisë se Tiranes, Erion Veliaj ka mbërritur menjëherë në vendin ku një automjet është përplasur me autobusin dhe është interesuar për shëndetin e pasagjerëve të dy mjeteve.

“Sot kemi pasur një aksident në buzën e Lanës, në zonën që është tek pallatet “Agimi”, shumë pranë drejtorisë së policisë, midis një autobusi dhe një makine, në një qytet që lëvizin 200-220 mijë mjete në ditë. Eshtë një aksident i pafat, ku kemi 5 të lënduar lehtë. Menjëherë pas inspektimit do të shkoj në spital për të parë si janë të lënduarit.

Pjesa e dramës njerëzore mbaron këtu. Ajo që do na duhet është që të lejojmë policinë të kontrollojë të gjitha kamerat, të bëjë të gjitha matjet, të shikojë të gjitha gjurmët e gomave dhe të kuptojmë se çfarë e shkaktoi aksidentin. 

Ajo që do t’ju kërkoja të gjithëve është që të mos bëjmë atë që bëjmë zakonisht, kur bëhemi ekspertë për gjithçka. Të lëmë profesionistët e policisë, te zjarrfikëses, dhe inxhinierët që do të merren me mënyrën sesi do të zhvendosen të dyja mjetet nga Lana. Kur te lenduarit jane jashtë rrezikut per jeten, këto të tjerat janë gjëja më e parëndësishme, do të gjejmë një mënyrë si t’i lëvizim”, u shpreh Veliaj.

SHKARKO APP