“Autochthonous” në murin e Kryeministrisë, edhe Mali i Zi kërkon shpjegime

Pas reagimit të diplomasisë serbe për fotografinë e flamurit të “Shqipërisë së Madhe” të shfaqur në murin e godinës së Këshillit të Ministrave, ka reaguar edhe diplomacia e Malit të Zi.

Sipas Radios Europa e Lirë, Ministra e Jashtme e Malit të Zi i ka dërguar një udhëzim ambasadës në Tiranë për të kërkuar nga autoritetet shqiptare informacione përse flamuri i “Shqipërisë së Madhe” është shfaqur në ndërtesën e Kryeministrisë së Shqipërisë.

Fotografia e flamurit të “Shqipërisë së Madhe” është postuar në murin e kryeministrisë në kuadër të një fushate urimesh nga qytetarët gjatë festave të fundvitit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bëhet fjalë për flamurin me Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin, i njëjti që u shfaq në stadiumin e Beogradit më 14 tetor të vitit të kaluar, gjatë ndeshjes Serbi – Shqipëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe pse qeveria serbe bëri të ditur se i ka dërguar notë proteste Tiranës zyrtare për këtë veprim, por një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?