Automjete të bllokuara në Llogara, Ina Zhupa: Papërgjegjshmëri totale e qeverisë
Kandidatja për deputete e PD-së në qarkun e Vlorës, Ina Zhupa ka denoncuar situatën në Qafën e Llogarasë, ku janë bllokuar disa automjete për shkak të reshjeve të dëborës.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ Zhupa thekson se autoritetet nuk kanë hedhur kripë në rrugë, në mënyrë që rruga të hapej. Sipas saj, kjo situatë problematike është papërgjegjshmëri totale e autoriteteve qeveritare.
REAGIMI I ZHUPËS
Papergjegjshmeri totale dhe indiference ndaj qytetareve dhe tani qe ju kerkojne voten!!Imagjinoni se cbehet me sherbimin ndaj qytetareve po te sigurojne mandat tjeter!
I bëj thirrje autoriteteve te nderhyjne per te zgjidhur situaten, per tju ardhur ne ndihme qytetateve te bllokuara qe kane halle dhe angazhimeve.
Nje qeveri qe nuk pergjigjet dot as nevojes per te pastruar boren e rene ne prill, eshte nje qeveri e deshtuar qe do marri pergjigjen me 25 prill.