”Automoto Park” në Elbasan, Rama pret kreun e FIA-s: Do t’i japë Shqipërisë një tjetër motor të ri të ekonomisë dhe turizmit

Kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrën e tij presidentin e FIA-s, Mohammed Ben Sulayem, me të cilin diskutoi për projektin “Automoto Park Elbasan”. Sipas kreut të qeverisë, ky projekt do t’i japë Shqipërisë një tjetër motor të ri të ekonomisë.

“Me Presidentin e FIA-s, Mohammed Ben Sulayem, ku u përqëndruam tek projekti i madh i Automoto Parkut të Elbasanit, që do t’i japë Shqipërisë një tjetër motor të ri të ekonomisë dhe turizmit, përfshirë edhe Formulën 1 e gara të tjera ndërkombëtare të motorizimit”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?