Avancimi i anëtarësimit në BE, e deleguara e SHBA-së takim me deputetet Tabaku dhe Gjonaj
E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn u takua këtë të enjte me kryetaren dhe nënkryetaren e Komisionit Parlamentar për Integrimin Europian, deputeten e PD-së, Jorida Tabakun dhe deputeten e PS-së, Etilda Gjonaj. Ambasada e SHBA-së në Tiranë bëri të ditur se VanHorn përgëzoi ekipin për punën e fortë në avancimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. VanHorn përsëriti po ashtu rëndësinë dypartiake të komisionit dhe frymën e përfshirjes dhe pjesëmarrjes. Ditën e djeshme VanHorn zhvilloi një takim edhe me kryetaren e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Klotilda Bushka dhe zëvendëskryetaren Dhurata Çupi.