Avioni i Sekretarit Amerikan, Kerry, ulet në Rinas

Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, ka mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza”. Avioni i zyrtarit të lartë amerikan u ul në pistën e aeroportit në orën 09:49 në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Shqipëri.

Kerry pritet në aeroport nga Presidenti i vendit, Bujar Nishani, me të cilin do të zhvillojë një takim në sallën “VIP” të aeroportit. Sekretari amerikan pritet me masa të rrepta sigurie dhe shoqërohet edhe agjentët e CIA-s.

Po kështu, një helikopter “Cougar” i ushtrisë po patrullon nga ajri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas takimit me Presidentin Nishani, eskorta e Sekretarit Kerry do të niset drejt Tiranës, ku do të takohet në godinën e Kryeministrisë nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati e më pas me Kryeministrin Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?