Avioni në Ishëm, Paloka: Në Shqipëri e Kolumbi kartelet e drogës ndërtojnë pista avionësh
Një grup deputetësh të PD shkuan në pistën e avionit në Ishëm, ku tre ditë më parë ra një avion, piloti italian i të cilit pranoi se do të transportonte drogë.
Kreu i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka tha në një intervistë telefonike për Ora Neës se vetëm në Kolumbi dhe Shqipëri kartelet e drogës ndërtojnë pista avionësh.
“Jemi mbi pistë dhe këtu kemi të bëjmë me një rast nga më ekstremët sepse vetëm në Kolumbi në Amerikën Latinë kanë arritur që kartelet e drogës të fuqizohen aq shumë sa të ndërtojnë edhe pista avionësh. Një qeveri e cila pretendon se kontrollon territorin dhe sigurisht e kontrollon territorin sepse këto nuk bëhen pa dijeninë e qeverisë dhe as pa dhënë mbështetje qeveria. Ky është realiteti. Në fakt rruga nuk ishte e mirë, sepse kjo qeveri nuk investon në rrugët që i shërbejnë banorëve por investon në pistat që shërbejnë për drogë. Ju siguroj se pista ishte shumë herë më e mirë se rruga që i shërben banorëve”- tha nënkryetari i PD-së, Edi Paloka.
KOHA JONË SONDAZH

