Avokat Ngjela: Po përsëritet socializmi hoxhist

Spartak Ngjela e sheh si tepër kritike situatën në vend, me rritjen e papunësisë dhe tentativat e shqiptarëve për t'u larguar nga vendi. E krahason të tashmen me socializmin e Enver Hoxhës, ku pavarësisht se askush nuk punonte, planet realizoheshin. Avokat Ngjela parashikon se nëse vazhdohet me këtë ritëm viti 2015 do të jetë katastrofal. Ai thotë se kush qeveritar nuk e sheh këtë realitet, është naiv, delirant ose i dominuar nga ligësia kundër popullit të vet. Zgjidhjen ai e sheh tek nisja e negociatave me BE, ndërsa shprehet në faqen e tij në Facebook, se naiviteti i "ndihmës kineze" është i ngjashëm me paradokset e socializmit hoxhist.

 "Në vitin 1991 m'u desh të shkruaja katër paradokset e sistemit hoxhist në Shqipëri; të cilat ishin këto:

1. Të gjithë kanë punë, asnjë s'punon. 2. Asnjë s'punon, planet realizohen. 3. Planet realizohen, tregu është bosh. 4. Tregu është bosh, asnjë nuk vdes nga uria…

 

Ky ishte socializmi shqiptar i Enver Hoxhës. Por historia sikur po përsëritet. Po shoh që edhe aktualiteti, njëlloj si njëzetë vjetët e fundit, ka hyrë në paradokset e tij. Dhe fundi është po ai: kudo ka suksese të qeverisë, por shqiptarët po shkojnë drejt urisë, dhe po tremben e duan të lenë Shqipërinë. Kush nuk e sheh këtë si qeveritar, ose ështrë naiv, ose është delirant, ose është i dominuar nga ligësia kundër popullit të vet. Gjithsesi; gjendja duhet të ndryshojë, se, në të kundërt, viti 2015 do te jete katastrofal për mirëqënien apo ecurinë normale të jetës së shqiptarëve ne Shqipëri. Po si do të ndryshojë? Me këtë plitikë? Kurrë. Po nuk u gjet rruga për të filluar negociatat me Bashkimin Europian, kjo qeveri është drejt falimentit të saj në përplasje të pashmangshme me shqiptarët e papunë e të pashpresë. Naiviteti i “ndihmës kinezë” është njëlloj si katër paradokset e hoxhizmit që përmenda më lart."

SHKARKO APP