Avokatët: Arben Ahmetaj është larguar nga Shqipëria për arsye familjare
Politikë E Mërkurë, 12 Korrik 2023 16:58
Largimi ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj nga Shqipëria ka sjellë sërish debate në mbledhjen e sotme të Këshillit të Mandateve. Avokatët janë shprehur se mungesa e Ahmetajt në mbledhje lidhet me arsye familjare. Më herët kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka kërkuar që çështja të shqyrtohet në një seancë të posaçme plenare, që do të mbahet ditën e hënë në orën 17:00.