Avokatët e Shqipërisë protestë para KLGJ-së, zbulohet data dhe ora

Protesta nga avokatët kundër hartës së re gjyqësore, do të mbahet këtë javë. Dhoma Kombëtare e Avokatisë, thotë se më 14 korrik në orën 11:00, avokatët e mbarë Shqipërisë, do të protestojë para godinës së Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Prej ditësh vijon bojkoti i të gjithë seancave gjyqësore përveç masave të sigurisë vetëm për të miturit. Kryeministri Edi Rama ka thënë më herët se harta gjyqësore nuk ka për të ndryshuar duke thënë se bojkoti është i pavlerë.

Në përgjigje të kësaj deklarate, kreu i Dhomës së Avokatisë Kombëtare, Maks Haxhia tha se nuk kërkojnë asgjë nga qeveria, por KLGJ, duke thënë se ka mundësi për zgjidhje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?