Avokatët vendosin: Bojkot pa afat të seancave gjyqësore

Avokatët nuk dorëzohen dhe nuk e pranojnë hartën e re gjyqësore, ndaj sot Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë ka marrë vendimin e plotë për të bojkotuar seancat gjyqësore pa afat.

Këshilli ka vendosur që do të marrë masa penalizuese për avokatët që nuk respektojnë bojkotin. Risia qëndron pikërisht tek masat e arrestit të cilat do të bojkotohen prej ditës se sotme deri në dhjetë ditët vijuese, ndërsa më pas do të merret një vendim i dytë.

Bojkoti i avokatëve ka çuar në kolaps sistemin e drejtësisë dhe efektet janë ndjerë në Gjirokastër, ku prej 3 javësh vijon bojkoti total për seancat gjyqësore në të katër gjykatat e qarkut.

SHKARKO APP