Avokati i Doshit: Gjykata pa transkriptin e bisedës ku Bami tregon kërcënimin

 

Ferid Muçaj, avokati i deputetit Tom Doshi tha në studion e abcnews se gjatë seancës së zhvilluar në Gjykatën e Lartë u paraqit edhe një provë e rëndësishme sipas tij që vërteton pretendimet e deputetit të Shkodrës. Sipas avokatit, për prokurorinë dhe gjykatën u bë i njohur transkripti i ballafaqimit që Doshi ka bërë me Durim Bamin dhe ku ai i ka treguar se e ka kërcënuar një efektiv i policisë i maskuar që të ndryshojë dëshminë e tij. Avokat Muçaj tha se në gjykatë nuk është shfaqur asnjë video megjithatë në traskriptin e bërë po nga vetë prokuroria del qartë momenti ku Bami tregon se është kërcënuar. Është gabim sipas tij që gjykata nuk e morri parasysh këtë fakt që rrëzon të gjithë çështjen e ngritur ndaj Doshit dhe tregon manipulimin e dëshmitarëve.

SHKARKO APP