Avokati i Doshit: Padi Metës dhe Brahos
Avokati i Tom Doshit deklaroi sot se klienti i tij do të bëjë padi ndaj Kreut të Kuvendit Ilir Meta dhe deputetit Spartak Braho për shpifje. Vladimir Mecce tha sot se deklarata e Brahos se Doshi ka falsifikuar raportin mjekësor është shpifje.
Avokati ishte sot në Prokurori rreth orës 16:00 ku siç tha ai priste të merre materialet e akuzës për tu përballur në gjykatë. Ky i fundit tha se “nëse do të ketë një urdhër ndalimi kjo është në shkelje të ligjit, pasi është Gjykata e Lartë që vendos për masën e sigurisë”.
“Deputeti Tom Doshi nuk ka nevojë të largohet, ti fshihet hetimit. Ai që në fillim ka qenë pro hetimit dhe nuk ka asnjë arsye pse të largohet”, tha Meçi.
Për avokatin, “vendimi i parlamentit ishte një suprizë, pasi deputetët do të respektonin parlamentarizimin”.
I pyetur në lidhje me akuzën e bërë nga Spartak Braho dhe Ilir Meta tha se, “Braho dhe kryetari i Kuvendit ka shpifur kundër klientit tim dhe ai do të bëjë një kallëzim penal”.
Jo zyrtarisht mësohet se është lëshuar një urdhër-ndalimi, por kjo gjë ende nuk është konfirmuar nga Prokuroria e Përgjithshme apo Policia e Tiranës.