Avokati i Popullit, Balla: Jo figurë politike, Ballanca nuk rizgjidhet
Kryeministri Edi Rama, në seancën e fundit në Kuvend tha se PS nuk voton një avokat të PD si Avokat të Popullit. Dy emrat e opozitës për Avokat të Popullit, Ledio Braho dhe Altin Goxhaj u rrëzuan me votat e mazhorancës.
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla thotë se PS nuk do të lëkundet nga ky qëndrim edhe në fazën e dytë të këtij procesi, teksa opozita që propozon kandidatët kalon në një tjetër sfidë për të gjetur një emër konsensual mes 2 kampeve të përçarë brenda selisë blu.
E sigurt është se nëse do të ketë një rikandim të Avokates aktuale të Popullit Erinda Ballanca, që i ka mbaruar mandati, kriteri që do i garantojë votën kundër të mazhorancës, është përfshirja e saj politike.
“Këtu ne kemi bërë një diskutim me opozitën dhe kemi kërkuar që avokati i popullit të jetë një personalitet në fushën e jurisprudencës por jo në ndonjë lidhje të caktuar me partinë demokratike. Avokati i një partie politike nuk mund të jetë avokati i popullit dhe dialogu konstruktiv nuk është Pazar”, u shpreh ai.