Avokati i Sali Berishës tërheq vendimin e GJKKO që e çoi në “arrest shtëpie”

Avokati i ish-kryeministrit, Sali Berisha, ka tërhequr sot në GJKKO vendimin në lidhje me ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj Berishës.

Sipas vendimit të GJKKO, rezulton se shtetasi nën hetim Sali Berisha, në mënyrë të qëllimshme, nuk ka zbatuar në mënyrë të përsëritur detyrimet që i ngarkohen nga ligji, duke mos u paraqitur para oficerit të policisë gjyqësore/hetuesit.

“Në çështjen konkrete objekt shqyrtimi, rezulton se shtetasi nën hetim Sali Berisha, në mënyrë të qëllimshme, nuk ka zbatuar në mënyrë të përsëritur detyrimet që i ngarkohen nga ligji procedurial penal, në zbatim të vendimeve gjyqësore, për caktimin e masave shtrënguese personale ndaj tij, duke mos u paraqitur para oficerit të policisë gjyqësore/hetuesit.

Referuar rrethanave më sipër gjykata vlerëson se nevojat e sigurimit në ngarkim të të hetuarit Sali Berisha, lidhur me rrezikun e dëmtimit të provave për sqarimin e fakteve penale, janë të tilla që të justifikojnë masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”, pasi çështja ndodhet ende në fazën e hetimeve dhe nga ana e prokurorisë duhet të kryhen ende veprime hetimore dhe proceduriale në funksion të këtij hetimi.

Për faktin e ndodhur po zhvillohen hetime në drejtim të sqarimit të plotë të rrethanave të faktit dhe për shkak të funksionit që ka ushtruar më parë shtetasi nën hetim Sali Berisha në kohën e kryerjes së veprës penale, si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, por edhe funksionit të tij aktual si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, shtetasi nën hetim i lartpërmendur, për shkak të marrdhënieve të krijuara si rezultat i ushtrimit të funksioneve të mësipërme dhe influencave që mund të ketë tek persona të tjerë, vijon të ekzistojë mundësia që të ndërhyjë dhe të ndikojë në prishjen apo asgjesimin e provave, si dhe në krijimin e rrethanave që vështirësojnë mbledhjen e provave, çfarë do të ndikonte në një hetim të mangët për sqarimin e plotë të faktit penal objekt gjykimi”, thuhet në vendim.

SHKARKO APP