Avokati Jordan Daci: Tashmë grupi i Berishës futet në seli
Konstitucionalisti Jordan Daci komentoi vendimin e gjykatës e cila regjistroi statutin e 11 dhjetorit, të grupimit të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Pjesë nga biseda:
Njohja e statutit të 11 dhjetori?
Daci: Ndryshim tërësor i situatës. Pushojnë së ekzistuari të gjitha organet.
Komisioni i Rithemelimit do të jetë organi i vetëm drejtues deri kur të zgjidhen organet e reja. Sa i përket pjesëmarrjes së grupit parlamentar besoj se do të ketë ndryshime.
A ka Komisioni i Rithemelimit të drejtë mbi selinë e PD?
Daci: Padyshim selia është pjesa thelbësore e vendit ku ushtrohet aktiviteti, derisa organi drejtues është Komisioni i Rithemelimit e merr në kontroll.
A ka të drejtë Alibeaj ta apelojë?
Daci: PD zyrtare është Komisioni i Rithemelimit nga pikëpamja juridike. Gjykata e Tiranës ka shpjeguar se efekti i vendimi është duke filluar nga dita e marrjes dhe nuk do kishte kuptim të ankimohet.
KOHA JONË SONDAZH

