Avokati Lapaj në protestë: Hallet tona zgjidhen vetëm duke bërë barrikadë

Ishte i pari që deklaroi pjesëmarrjen në protestën që po mbahet para Kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve. Avokati Adriatik Lapaj, rreshtoi disa pyetje ndaj qytetarëve lidhur me gjendjen e tyre ekonomike, duke marrë përgjigje vetëm negative.

”Ky vend ka shumë nevojë që të dëgjojë pa retushim dhe pa buzëkuq, të vërtetën e popullit, ashtu siç perceptohet. Kam disa pyetje; a keni mundësi të paguani energjinë elektrike të rritur?

A mund të paguani çmimin e bukës? A keni mundësi të paguani për rritjen e çmimit të karburanit? A keni të ardhura për të jetuar me dinjitet?

Swiss Digital Desktop Reklama

Vëllezër dhe motra, sot duhet të ishim edhe më shumë. Hallet tona mund të zgjidhen vetëm duke bërë barrikadë, duke i thënë jo rritjes së çmimit dhe gazit. Intelektualët e shesin shpirtin në kurriz të blektorëve, bujqëve”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?