Avokati nxjerr fotot e koreografit: Ja në ç’gjendje e gjeta në komisariat zoti kryeministër, Donald Martinin
Avokati Adriatik Lapaj ka publikuar disa foto të korografit Donald Martini, i cili shihet me shenja dhunë në kokë dhe fytyrë. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Lapaj kërkon që kryeministri Edi Rama të dalë në protestë për Donaldin që është paqësor.
Në status ai shkruan gjithashtu se Martini është dhunuar nga efektivët e Policisë së Shtetit dhe se ka qenë ai vetë që e ka gjetur në këtë gjëndje në komisariat. Sipas Lapajt, dhunimi ka ndodhur në sy të të paktën dy personave të tjerë të cilët e kanë dëshmuar zyrtarisht përpara oficerëve të Policisë së Shtetit dhe se e kanë goditur me këmbë në ballë, poshtë syrit, në hundë dhe nofull.
Lexoni edhe….
- Këshilltari politik gjerman, Martin Henze: Shqipëria një shtet policor me uniformat e policisë turke
- Arrestimi i anëtarëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, PDIU: Shembulli i masave represive të qeverisë
- Sociologu Mërtiri flet për ndalimin nga forcat e rendit: Më fshinë videot ku policia po godiste qytetarët