Avokati poshtë banesës së Berishës garanton mbështetësit: Doktori së shpejti do jetë midis nesh
Këtë të hënë, në tubimin tashmë ritual poshtë pallatit ku jeton ish-kryeministri Sali Berisha i lënë në masën e sigurisë ”arrest shtëpie”, ishte edhe avokati i tij mbrojtës.
“Doktor Berisha së shpejti do të jetë midis nesh”,-tha Genc Gjokutaj. Ai u kërkoi atyre që të bashkohen ndaj kësaj kauze dhe shprehu bindjen se çështja e tij do të fitojë.
“Të bëhemi bashkë se këta nuk janë trima, por janë mashtrues, deri më tani kanë mashtruar popullin. Tani këtyre nuk u duhet besuar as e vërteta. Përpara, se njerëzit i kanë hapur sytë. Për pjesën ligjore unë ju garantoj besnikëri ndaj çështjes tonë. Çështja do të fitojë. Doktor Berisha së shpejti do të jetë midis nesh”, tha Gjokutaj.
Prej ditësh mbështetësit e ish-kryeministrit Sai Berisha janë zhvendosur çdo pasdite në Rrugën Mustafa Matohiti, kundër vendimit të GJKKO-së që ashpërsoi masën e sigurisë ndaj Berishës, duke e lënë atë në arrest në shtëpi.