Avokatja e Popullit: Anëtarët e Kushtetueses jo nga magjistratura, në kundërshtim me ligjin

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca e ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora tha se anëtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk janë me shkollën e magjistraturës dhe kjo është në kundërshtim me ligjin.

“Qëndrimi që ne kemi është që. Për Gjykatën e Lartë nuk u përdor kriteri i shkollës së magjistraturës dhe erdhën anëtarë që nuk e kishin këtë kriter. Është në kundërshtim me ligjin. Do kisha qenë dakord si institucion i pavarur nëse i njëjti kriter do përdorej për të tëra prurjet. Marku ka dërguar dy lista presidentit dhe kreut të Kuvendit. Ajo ka thënë që duke qenë se ka interpretime të ndryshme në zbatim e kritereve ligjore unë po ju dërgoj dy lista. Një listë me anëtarët që plotësojnë çdo kriter përveç atij të magjistraturës dhe një ligj me ata persona që plotësojnë të gjitha kriteret dhe atë të magjistraturës. Në këtë listë ajo ishte vetëm vetë”,- tha Ballanca.

Lidhur me funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, Avokatja e Popullit tha se duhen 6 anëtarë që kjo gjykatë të mund të marrë vendime. “Qëllimi është që të bëhet një Gjykatë ku ne të kemi besim. Që është e pakapur, që është në bazë të procedurave ligjore dhe kjo është arsyeja kryesore. Ne edhe sikur u zgjodhën sot, apo nesër, ne prapë nuk e kemi shumicën për tu mbledhur gjykata. Dispozita është e qartë. Gjykata kushtetuese mblidhet në seancë plenare me të gjithë anëtarët, por të paktën duhet të ketë prezentë 2/3, të paktën 6 vetë. Që të themi në Gjykata Kushtetuese u mblodh për të marrë vendime”,- tha Erinda Ballanca.

SHKARKO APP