Axhenda e të Ngarkuares me Punë të ambasadës së SHBA-ve, Nancy VanHorn, gjatë vizitës në Durrës
Në udhëtimin e saj të tretë #PërtejTiranës, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn vizitoi Durrësin, duke përfshirë Kullën C të kalasë antike, të restauruar nëpërmjet Fondit të Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore dhe Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare. Ajo festoi gjithashtu dhurimin e një skaneri CT për Spitalin Rajonal të Durrësit nëpërmjet Programit të Ndihmës Humanitare të Zyrës për Bashkëpunimin në fushën e Mbrojtjes dhe u takua me partnerë të shoqërisë civile që mbrojnë viktimat e trafikimit. Qoftë duke mbrojtur trashëgiminë kulturore apo duke mbrojtur njerëzit, së bashku, Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria po ndërtojnë një të ardhme më të sigurt, më të shëndetshme dhe më të mirë për të gjithë. Qyteti i rradhës?
KOHA JONË SONDAZH

