Azilkërkuesit, Salianji shkon në Rwanda të Afrikës: Skenari i rrezikshëm që kërcënon shqiptarët (VIDEO)
Nga Rwanda e Afrikës Lindore, deputeti demokrat Ervin Salianji përmes një videomesazhi, thotë se shqiptarët janë në rrezik të madh. Nisur nga numri shumë i lartë i azilkërkuesve shqiptarë që dynden drejt Britanisë së Madhe, qeveria ka në plan ti dërgojë në Rwanda.
Nga qyteti Kigali, Salianji akuzon qeverinë ”Rama 3”, duke thënë se nuk ka asnjë plan për shqiptarët që rrezikojnë të deportohen drejt këtij vendi.
“Qytetarët shqiptarë që emigrojnë në mënyrë të paligjshme, rrezikojnë të përfundojnë këtu në Kigali, Rwanda. Ministrja e re e Brendshme e Britanisë së Madhe ka thënë qartësisht se po ndiqen procedurat ligjore që azilkërkuesit apo ata që vijnë në mënyrë të paligjshme, sidomos nga vende si Shqipëria, do të përfundojnë në vende si Ruhanda.
Qeveria shqiptare sillet në mënyrë të papërgjegjshme duke mos dhënë informacion për shqiptarët dhe duke qene shkaktarja kryesore për shkak të vjedhjes, korrupsionit dhe shkatërrimit të sistemit në Shqipëri, duke e kthyer vendin ku gjithçka është përqendruar në 5 duar maksimumi”, thotë Salianji.
Me këtë plan synohet që të stepen njerëzit për të mos hyrë ilegalisht në Britani. Deri tani sidoqoftë asnjë emigrant nuk është dërguar në Rwanda. Por kryeminstrja e re britanike Liz Truss, e cila deri tani ka qenë ministre e Jashtme, premtoi se do t’u përmbahet këtyre planeve.
View this post on Instagram