Bahri Shaqiri: 25 prilli do jetë fundi i kontrollit të krimit dhe kthimi i Durrësit në duart e banorëve

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim për Durrësin, njëherësh dhje drejtues i fushatës në Shijak, Bahri Shaqiri deklaron se Krimi, korrupsioni dhe pushteti qendror e vendor në qarkun e Durrësit kanë një fytyrë, atë të Edi Ramës dhe vartësve të tij të rilindjes.

Shaqiri deklaron se 25 prilli do jetë fundi i kontrollit të krimit dhe kthimi i qarkut të Durrësit në duart e banorëve të thjeshtë.

“Krimi, korrupsioni dhe pushteti qendror e vendor në qarkun e Durrësit kanë një fytyrë.

Maska e tyre do u çirret më 25 prill.

Qarku i Durrësit ka nevojë për deputetë me integritet të lartë njerëzor dhe civil, njerëz të papërlyer me krimin dhe korrupsionin.

Ka nevojë për përfaqësues të denjë që t’i shërbejnë këtij qarku të rëndësishëm plot vlera, traditë e qytetari.

Njerëz që e përfaqësojnë me dinjitet këtë qark dhe do jenë zëri i banorëve të thjeshtë.

Krimi dhe korrupsioni si autoritet mbi qarkun e Durrësit dhe lidhja e individëve me petk zyrtar të përlyer me paligjshmëri do marrin fund më 25 prill e më pas do mbajnë përgjegjësi përpara ligjit dhe drejtësisë.

25 prilli do jetë fundi i kontrollit të krimit dhe kthimi i qarkut të Durrësit në duart e banorëve të thjeshtë”, deklaron Bahri Shaqiri.

Krimi, korrupsioni dhe pushteti qendror e vendor në qarkun e Durrësit kanë një fytyrë.

Maska e tyre do u çirret më 25…

Pubblicato da Lëvizja Socialiste për Integrim -Durrës su Mercoledì 10 febbraio 2021

SHKARKO APP