Bahri Shaqiri denoncon gjendjen e mjerueshme në spitalin e Shijakut: Duhet NDRYSHIM për ta kthyer vendin në normalitet

Kandidati i LSI për deputet në qarkun e Durrësit, denoncon gjendjen e mjerueshme në spitalin e Shijakut.

Në një postim në Facebook, Shaqiri shkruan se “as çadrat mjekësore në kohë lufte nuk ngjasojnë me këtë situatë skandaloze në Spitalin e Shijakut. “Rilindja” shpërdoron miliona për propagandë dhe “show” mediatik në vend që të investojë në shëndetësi dhe në shërbimin shëndetësor të njerëzve të thjeshtë”.

Postimi i plotë

SKANDAL/ Kushte të mjerueshme në Spitalin e Shijakut.
Qindra miliona euro ka shpërdoruar “Rilindja” për tendera, koncensione dhe PPP dhe premtimi i saj për “Shëndetësi Falas” ështê një dështim total.
Në situatën e vështirë me pandeminë ja se si është gjendja e Spitalit të Shijakut. Kushte të mjerueshme dhe aspak të përshtatshme në shërbim të banorëve.
As çadrat mjekësore në kohë lufte nuk ngjasojnë me këtë situatë skandaloze në Spitalin e Shijakut.
“Rilindja” shpërdoron miliona për propagandë dhe “show” mediatik në vend që të investojë në shëndetësi dhe në shërbimin shëndetësor të njerëzve të thjeshtë.
Duhet NDRYSHIM për ta kthyer vendin në normalitet. Për t’u dhënë prioritet sektorëve më të rëndësishëm të vendit dhe mbrojtjes së shëndetit publik.

SKANDAL/ Kushte të mjerueshme në Spitalin e Shijakut.

Qindra miliona euro ka shpërdoruar “Rilindja” për tendera,…

Posted by Lëvizja Socialiste për Integrim -Durrës on Thursday, March 18, 2021

SHKARKO APP