Bahri Shaqiri thirrje Prokurorisë: Çoni para drejtësisë abuzuesit me mbetjet inerte që po hidhen në ish-kalatën e peshkimit në portin e Durrësit
Përfaqësuesi i LSI për Shijakun, Bahri Shaqiri ka denoncuar skandalin e radhës të bashkisë së Durrrësit.
Në një postim në Facebook, Shaqiri thotë se “mbetjet inerte të godinave të prishura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 po hidhen barbarisht në kalatën e ish peshkimit në Portin e Durrësit.”
Për këtë, Shaqiri i bën thirrje Prokurorisë që të çojë përpara drejtësisë abuzuesit lidhur me këtë skandal.
Më tej, Shaqiri shton se “mbi këto mbetje inerte po planifikohet shtrimi i një kalate të paligjshme dhe absolutisht jashtë kritereve të ndërtimit dhe në kundërshtim me planin strukturor të Portit”.
Postimi i plotë i Bahri Shaqirit në Facebook:
SKANDAL – Prokuroria të çojë përpara drejtësisë abuzuesit.
Mbetjet inerte të godinave të prishura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 hidhen barbarisht në kalatën e ish peshkimit në Portin e Durrësit⚓
Kjo masakër mjedisore dhe veprim antiligjor bëhet me aprovimin e Autoriteteve Portuale përkatëse dhe më gjerë.
Mbi këto mbetje inerte po planifikohet shtrimi i një kalate të paligjshme dhe absolutisht jashtë kritereve të ndërtimit⚠️ dhe në kundërshtim me planin strukturor të Portit⚓
Prokuroria të ndjekë urgjentisht çështjen dhe të vendosë përpara drejtësisë fajtorët e këtij krimi të rëndë dhe të paligjshëm🚨