Bahri Shaqiri thirrje qyetarëve: Mos e shisni votën, votoni të lirë dhe me ndërgjegje

Kandidati për deputet i LSI-së në Durrës, Bahri Shaqiri u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të qarkut të Durrësit  të mos pranojnë të blejnë votën, por të votojnë lirë dhe me ndërgjegje, të votojnë kundër padrejtësisë, korrupsionit, keq-qeverisjes, dhe autorëve të shkatërrimit të vendit.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të qarkut të Durrësit,
Unë i përkas një familje dëshmori, sikurse edhe shumë prej jush, ndaj duhet të kujtojmë si komb se sa e çmuar është liria dhe se gjak është derdhur për të nga populli ynë. Duhet ta çmojmë lirinë, të kujtojmë edhe gjysmë shekullin kur vota e lirë ishte një e drejtë e mohuar dhe ëndërr e ndaluar, ndaj mos pranoni t’jua blejnë votën apo t’ju diktojnë me dhunë e me presione, por votoni të lirë dhe me ndërgjegje, votoni kundër padrejtësisë, korrupsionit, keq-qeverisjes, dhe autorëve të shkatërrimit të vendit.
Votoni, votoni, votoni për të ardhmen tuaj, të familjes suaj, Durrësit, Shijakut, Krujës, të gjithë qarkun e Durrësit dhe Shqipërinë tonë 🇦🇱
Bahri Shaqiri
Kandidat për Deputet
LSI Durrësi

SHKARKO APP