Bajram Begaj e nis me Kosovën vizitën e tij të parë jashtë vendit si President

Afro 3 javë nga marrja e detyrës si President i Shqipërisë, Bajram Begaj nuk e thyen traditën. Vizitën e parë jashtë vendit si President, do ta bëjë në Prishtinë.

Lajmi është dhënë nga Kuvendi i Kosovës, i cili në një njoftim për media, informon se të hënën e 15 gushtit, kryeparlamentari Glauk Konjufca, do të presë Presidentin e Republikës së Shqipërisë. Po ashtu Bajram Begaj do të takohet në Prishtinë me krerët e shtetit dhe të politikës.

Begaj mori detyrën më 24 korrik përmes betimit në Kuvend dhe ceremonisë në Presidencë. Begaj mori besimin e shumicës së deputetëve në Kuvend për të qenë Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë. Në seancën parlamentare të 4 qershorit 2022, Begaj u zgjodh President i ri i Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim (83 deputetë morën pjesë në votim).

SHKARKO APP