Bajram Begaj paraqet dorëheqjen si ushtarak. Balla: Uroj që Meta të mos na hapë betejë sot!

Gjeneral Bajram Begaj tashmë është zyrtarisht kandidat për President Republike ndaj ka depozituar te ministri i mbrojtjes dhe të Kryeministri kërkesën për dorëheqjen nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë për shkak se ligji e kërkon dhe detyron që ushtarakët s’mund të zgjidhen në pozicione të rëndësishme politike.

Dekretimi i lirimit nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë duhet bërë nga Presidenti Meta, por ky i fundit sot ndodhet në Stamboll.

Kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla tha në mbledhjen e grupit parlamentar se shpreson që Meta të mos i krijojë probleme me dekretimin por gjithsesi së bashku me Komisionin e Ligjeve i kanë marrë masat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Besoj se kjo procedurë do të përfshijë brenda orëve në vijim edhe Presidentin aktual që do të bëjë lirimin dhe kjo nuk do të jetë, mendoj, beteja e radhës. Por kemi menduar edhe mënyrën e zgjidhjes nëse larg qoftë na krijohet ndonjë ngërç me Presidentin”, tha Balla.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pra Balla edhe i lutet Metës, por edhe e kërcënon!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?