Bajram Begaj shkëmbim idesh me ish-presidentin Fatmir Sejdiu: Kosova është sot realitet i pakthyeshëm
Presidenti Bajram Begaj zhvilloi sot një takim me ish-presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu.
Begaj bëri të ditur se gjatë këtij takimi u shkëmbyen mendime dhe ide në lidhje me zhvillimin e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe angazhimet e pritshme ndaj Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara për zbatimin e marrëveshjes së arritur në Ohër.
“Vlerësova rolin dhe kontributin e President Sejdiut në ngritjen dhe konsolidimin e institucioneve të Kosovës. Kosova është sot realitet i pakthyeshëm e i patjetërsueshëm që e ka vendin në BE, NATO, OKB e në të gjitha organizatat ndërkombëtare”, u shpreh Begaj.