Bajram Begaj zgjidhet Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë
Bajram Begaj është zgjedhur Presidenti i ri i Shqipërisë me votat e PS dhe PSD.
Nga 83 deputetë që kanë marrë pjesë në votim, 78 kanë votuar pro, katër kundër dhe një abstenim.
Në seancën e sotme parlamentare, Begaj mori votat e mazhorancës, ndërsa opozita ishte e ndarë. Ndërkohë që Berisha nuk mori pjesë, deputetët e LSI kanë marrë pjesë në votim.
Kujtojmë që Begaj mbante postin e Shefit të Shtabit të Pergjithshëm të Forcave të Armatosura, por sot ai dha dorëheqjen.
Ndërsa Presidenti Ilir Meta nga Stambolli firmosi dekretin për lirimin nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si dhe nxjerrjen në lirim nga shërbimi aktiv në Forcat e Armatosura, të Gjeneralmajor Bajram Rushit Begaj.