Balla: Basha sërish blof në Elbasan
Deputeti i PS Taulant Balla shkruante në Fb se “Kryetari ne detyre i PD Lulzim Basha erdhi perseri sot ne Elbasan per nje tjeter "incident elektoral". Kesaj rradhe konferenca per shtyp e Bashes u njoftua tek Spitali i Elbasanit, ku gjendej i shtruar shtetasi E.B. Kryetarin e PD e kishin njoftuar kandidatet e tij Turku dhe Boja se shtatasi E.B. eshte dhunuar nga mbeshtetes te LSI, por e verteta ishte krejt ndryshe. Shtetasi E.B kishte bere nje aksident me makine ne gjendje te dehur, fakt te cilin e kane deklaruar edhe familjaret sapo kane mberritur ne Elbasan”.
Sipas Ballës “Kete te vertete e mori vesh edhe Basha dhe per kete qellim nuk foli vete ne konferencen per shtyp, por la kandidatin e tij ne Cerrik, qe te thoshte genjeshtren e radhes per "incidentin e rradhes". Eshte per te ardhur keq ku ka perfunduar Partia Demokratike”.
Balla mendon se “Te zene ne panik Basha dhe PD po mundohen te inskenojne "incidente" per te justifikuar humbjen”.