Balla: Basha të përgjigjet për 21 janarin, paktin detar dhe rrugën Durrës-Kukës

Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka dalë në një konferencë për shtyp pas përfundimit të protestës së opozitës.

Balla ka falenderuar policinë për mbarëvajtjen e protestës. Ndërkohë, në fjalimin e tij ai i ka kujtuar Lulzim Bashës se ka tre çështje të hapura me drejtësinë: Atë të paktit detar, rrugës Durrës-Kukës dhe vrasjen e 4 protestuesve të 21 janarit.

“Lulzim Basha ka tre çështje të hapura me drejtësinë, për të cilat duhet të dëshmojë. E para, për tradhtinë kombëtare si ministër i Jashtëm kur i shiti një vendi tjetër hapësirën detare.

Të dëshmojë për vjedhjen më të madhe të historisë së shtetit, atë të 230 milionë në rrugën Durrës- Kukës. ë dëshmojë edhe për vrasjen e 4 qytetarëve.

Deri sot Lulzim Basha është fshehur me udhëtime jashtë shtetit apo raporte mjekësore, por shqiptarët nuk kanë harruar asnjërën prej këtyre 3 dëshmive që Basha duhet të përgjigjet. Të japë drejtësi dhe të mos fshihet më. Të dëshmojë se asnjë shqiptar nuk i fal as 4 të vrarët, as tradhtinë ndaj kombit, as 230 milionë eurot e vjedhura. Qytetarët sot duan drejtësi dhe drejtësia do të bëhet” tha Balla.

SHKARKO APP