Balla-Bashës: Mos jutifiko humbjen me kandidatë të lodhur
Deputeti socialist Taulant Balla ka reaguar ndaj krahasimit të Lulëzim Bashës të votës me një armë, duke i kujtuar atij se vuan nga sindromi i 21 Janarit.
Balla e akuzon se ai po përgatit alibinë e humbjes me një kandidat të lodhur si Halim Kosova.
"Ti, Lul, nuk duhet te flasesh per voten. Sepse ti je produkt i votes se vjedhur. Saliu yt keqperdori Ristanin (nje pijanec i rendomte), per te prodhuar vota te vjedhura, qe ti te mund te beheshe Kryetar i Bashkise se Tiranes. Apo harrove? Harron ti, Lul, po nuk harron populli.
Populli nuk harron as fajesine tende, qe urdherove zjarrin dhe helikopterin me lende helmuese, kunder popullit qe protestonte per voten e lire.
Ti, Lul, perdore armet kunder protestuesve per voten e lire, por vota nuk eshte arme. Ne fakt ti Lul, je arma ne doren e Saliut. Por ti nuk i hyn me ne pune as Saliut.
Tirana eshte gati te filloje nje histori te re me 21 Qershor.
Ti Lul, Kerkoi ndjese Tiranes, per vete, por edhe per kunatin, si e vetmja gje qe mbahet mend ne kater vitet e tua si kryebashkiak. Sepse ti do te mbahesh mend si Kryetari i Bashkise, qe punoi vetem per kunatin.
Halim Kosova eshte zgjedhja e lodhur e e jotja, Lul, dhe e Partise Demokratike, pasi te gjithe kandidatet e tjere u terhoqen nga sfida per shkak te humbjes se sigurte.
Trego cfare te tha Jorida dhe Gerti kur i thirre per kandidate. Ke lene grope te madhe ti Lul.
Ik Lul, ik. Kthehu ne Hollande. Por mos e quaj voten arme. Sepse vota eshte liria, eshte demokracia. Dy fjalet mbi te cilat partia jote filloi historine e vet, por qe per fat te keq kjo parti perfundoi ne "drejtimin" e nje deshtaku si puna jote.
Eshte per te ardhur keq ku ka perfunduar sot Partia Demokratike.
Ik Lul, ik."
KOHA JONË SONDAZH

