Balla: Berisha në burg

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla tha sot gjatë seancës së Kuvendit se Partia Socialiste do të mbajë premtimin e saj për viktimat e 21 janarit. Ai u shpreh se amaneti i vizatimeve është dënimi i ekzekutorëve.

“Nuk na tret dheu pa e futur Berishën në burg”,- tha Balla.

Deputeti socialist Taulant Balla tha se Sali Berisha, si përgjegjës i ngjarjes do të shkojë në burg për vrasje dhe për fshehje të provave.

“Në emër të familjarëve të 4 të vrarëve mu kërkua të merrja fjalën dhe t’i kërkoja atij vrasësi që të paktën të heqë dorë nga balta e fyerjet, se jo vetëm ka përgjegjësi për vrasjen po dhe për fshehjen e provave. Sa për amanetin e katër të vrarëve, pjesën e parë e kemi vërë më 23 qershor, se nxorrëm atë vrasës nga zyra. Pjesa e dytë e amanetit është që Sali Berisha të shkojë në burg, dhe sigurisht që do të shkojë në burg për vrasjet e 21 janarit”, tha Balla.

Balla tha se janë gjyqëtarët që falën kreun e asaj kohe të gardës, Ndrea Prendin, dhe sigurisht “prokuroria e kapur” prej të djathtëve, pasi sipas socialistit Balla ende nuk e ka marrë në pyetje Sali Berishën për vrasjet dhe fshehjen e provave.

SHKARKO APP