Balla-Berishës: Të përdhunuan 1 milion shqiptarë. Thuaji Zenit që t’i kthejë kalin Sadijes

 

Sali Berisha dhe Taulant Balla janë përfshirë sot në debate të ashpra në Kuvend.

Berisha e ka akuzuar Ballën se ka lidhje me trafikantët e druve në Librazhd, të cilët disa ditë më parë morën peng edhe dy gazetarë dhe disa inxhinierë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Balla i është përgjigjur se ai është shpif.

Swiss Digital Mobile Reklama

Akuzat dhe kundërakuzat kanë vazhduar për disa minuta, ndërsa Balla i ka kujtuar Berishës përfitimet që ka pasur nga ndërtimet dhe i ka kërkuar që t’i thotë të birit, t’i kthejë kalin ish-bashkëshortes.

Berisha:    

Çfarë e ke ti atë që të arrestuan me shoferin tënd? Ortak në pluhur, po, po. Së treti, ti sillesh në këtë mënyrë se je i inkriminuar dhe ty të djeg dosja e krimit, je i vetmi në këtë sallë i akuzuar për përdhunim.

Unë jam mjek dhe se nxjerr emrin e të sëmurës, por të ti nxjerr të gjitha të dhënat këtu. Ti sillesh kështu si asnjë tjetër se ke qenë shoferi me pasaportë diplomatike i Fatos Gjurës, njëri nga trafikantët kryesor, ndaj edhe këtu korrupsioni ka avoketërit më të egër, më të shëmtuar se në çdo vend tjetër, i bën mur Koços, tani vihet në rresht e gjithë qeveria që të vidhet sa më shumë.

Balla:

Sa për përdhunime, një njeri është i përdhunuar këtu, je ti i përdhunuar nga 1 milion shqiptarë. Do përdhunohesh me shumë në ndëshkimin që do marrësh në 21 qershor.

Ti je i mërzitur se Apeli ka pezulluar një kompleks ndërtimi, që do i merrte frymën qytetetit, kompania “Gener”, tek e cila i biri i tij është ortak dhe arsyeja pse është kaq i nxehur, kjo është.

Dhe Luli i komanduar prej tij në Bashki, s’ka çfarë të bëje më, se smerr më % tënde tek kompleksi.

Të kemi thene Sali që do të të fillojnë dhimbjet e s’do dish nga do shkosh.

Mos e përdor më foltoren si vend për jashtëqitjen tënde.

Berisha:

Ti je një shpifarak që një ditë nxjerr vilën e kunatit tim, një ditë vilën… vetëm për të mbuluar pallatin pesë katësh dhe vjedhjet që bën jote motër për tendera në Elbasan dhe Librazhd. Prandaj shkon në Barcelonë ti me bileta 5 mijë euro. Vetëm për të mbuluar lidhjet që ke me Fatos Gjurat. Për sa i përket Shkëlzenit, po të them që ke marrë disa ndërshkime në gjyqe. Je shpall si shpifës profesionist. Ti nuk nxihesh se nuk ke fytyrë që të nxihesh. S’ka pas lidhje me atë kompani.

Balla:

Se si mund të jesh kaq gënjeshtar sa mund të jesh ti, nuk e di.

Apartamentin e ke të ndërtuar nga “Gener 2”.

Zyrën tënde qindra mijëra euroshe e ke po nga kjo kompani. Edhe kompleksi tek Liqeni do të ndërtohej nga kjo kompani.

Nuk ka shqiptar që mos të dijë lidhjet me Shkëlzenin.

Mos hyj në muhabete familjare.

I thuaj tët biri ta çojë kalin në Suedi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?