Balla: Blushi flet si Saliu

Incidenti i ndodhur në Elbasan ndaj deputetit Ben Blushi, ka shkaktuar debate të forta në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Pas mbledhjes, deputeti Blushi, tha per mediat se ngjarja e ka burimin tek selia e partisë ku ai bën pjesë dhe se PS do duhej të distancohej nga kjo vijë politike. “Në Elbasan pati dhunë dhe PS-ja duhet të distancohet nga kjo tendencë”, u shpreh Blushi.
Nënkryetari i grupit socialist, Taulant Balla, tha se mbledhja e grupit të PS-së u shoqërua me debate të ashpra.

“Pati diskutime të nxehta për faktin se si në mënyrë të vazhdueshme një deputet hedh baltë mbi grupin parlamentar, të cilit i përket. Ai thotë se në grup ka kriminelë. I kërkuam emra, por emra nuk kishte”, u shpreh Balla.

Sa i takon incidentit në Elbasan, kryetari i grupit Gramoz Ruçi, eshte shprehur ne mbledhje se kjo çështje më shumë se sa kompetencë e grupit parlamentar, është kompetencë e Asamblesë së PS-së, dega Elbasan.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?